Maxhuni i rikthehet origjinalitetit me jazz modern në albumin e ri

Maxhuni i rikthehet origjinalitetit me jazz modern në albumin e ri

20 shkurt 2017 09:32

Prishtinë, 20 shkurt – Salla e shkollës amerikane në Kosovë ka qenë e mbushur plot. Publiku për më shumë se një orë u bë pjesë e rrugëtimit muzikor nëpër ritme të asaj që njihet si “modern jazz” (jazz modern) por në këtë rast i gërshetuar me elemente të muzikës shqiptare.

Shkak për këtë mbrëmje u bë promovimi i albumit të ri të bateristit të njohur kosovar, Nesim Maxhuni. “Homecoming” është albumi i tij i tretë – pas “Trenit” të realizuar më 2010 dhe “Syndrome” më 2013 – dhe vjen si rikthim në stilin origjinal të kompozimit të Maxhunit. Përmes tetë këngëve ai sjell edhe nga një copë historie, ndjenje apo kujtimi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kënga “Homecoming” – në bazë të së cilës edhe është titulluar albumi - përshkruan eksperiencën e kthimit nga Tirana, aty ku Maxhuni kishte qëndruar si refugjat për katër muaj gjatë luftës.

Përmes melodisë ai sjell gëzimin që kishte përjetuar kur ishte kthyer në Kosovë dhe dhimbjen kur e ka parë shtëpinë të djegur. Në këtë formë ai bëri për vete publikun, në interpretimin live në bateri bashkë me kitaristin e njohur kosovar, Armend Xhaferi, pianistin maqedonas, Kiril Tufekcievski, dhe dy instrumentistë të njohur të muzikës jazz në skenën e New Yorkut: saksofonistin Jure Pukl dhe kontrabasistin Marko Çrneç.

Këta dy të fundit erdhën në Prishtinë enaks për koncertin e Maxhunit – i cili kishte bashkëpunuar me ta gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, ku edhe kishte zënë fill albumi, në studion “Home Bass Sound” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme