Kulturë

Historia e piktores turke dhe një portret për Mbretin Zog

Pak vjet para se të fillonte Lufta e Parë Botërore, ajo do të vinte në jetë. Më 1905, Stambolli ishte qyteti i parë ku ajo u njoh me këtë botë. Edhe pse në një kohë aspak të qetë për njerëzimin, në mes të plumbave dhe gjakut, ajo do të mendonte për artin.

Hale Asaf, artistja e madhe turke, e cila që e vogël do të njihej me artet e bukura, falë tezes së saj të famshme, Mihri Myshhik Hanëm, piktore e famshme, profesoreshë e parë e arteve të bukura në Perandorinë Osmane, artiste e njohur nëpër qytetet e njohura evropiane, si dhe femra e parë që i bëri portret Papa Benediktit XV, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hale e vizitonte shpesh tezen e saj të talentuar, nga ku do të njihte që herët artin e pikturës. Si e vogël do të kalonte nëpër një operacion, e që do të kishte kështu ndërhyrje të kohëpaskohshme në shëndet gjatë gjithë jetës.

Me të përfunduar liceun francez të “Notre Dame de Sion” në Stamboll, ku ajo mësoi frëngjishten, anglishten dhe greqishten, në fund të Luftës së Parë Botërore, do të shpërnguleshin me gjithë familjen e saj në Romë, gjithnjë afër tezes së saj që tashmë ishte atje. Vetëm një vit më vonë, më 1920, Hale do të mësynte Parisin, për të jetuar së bashku me tezen e saj në zemrën e këtij qyteti, në bulevardin e famshëm të “Montparnasse”.

Mihrija kishte edhe banesën e saj aty, të cilën e kishte kthyer të tërën në një atelie ku gjithashtu aty i hapte edhe ekspozitat e saj. Hale Asaf, përpos Mihrijes që ajo e donte shumë, filloi të ndiqte edhe kurse private tek një tjetër emër i madh në artin turk, Namëk Ismail, i cili gjithashtu ishte kthyer nga Stambolli në ato vite... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.