Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kadare: Regjimi s’është justifikim për vepra të kota

Letërsia është e pavarur dhe shkrimtarët duhet të përgjigjen për të mirat dhe të këqijat e saj. Arti i letërsisë duhet të gjejë rrugë përtej regjimeve.

E regjimi nuk është justifikim për vepra të kota. Këto janë disa nga konstatimet që shkrimtari Ismail Kadare i ka dhënë gjatë ditës së dytë të qëndrimit të tij në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një bashkëbisedim me ligjëruesit dhe studentët e kolegjit “Iliria” në Prishtinë, të premten, ai ka folur për tri kohët e veprave të tij. Ka thënë se tashmë është duke u bërë një diskutim diletant për gjuhën shqipe dhe se debati për kinematografinë e kohës së komunizmit në Shqipëri duhet të marrë një rrugë tjetër.

Ka thënë se koha nuk ka përgjegjësi për letërsinë dhe artin, por vetë ato. Ka kritikuar studiuesit e akademikët shqiptarë në shumë aspekte dhe ka thënë se letërsia shqipe ka nivel evropian. Sipas tij, ka vetëm letërsi shqipe e jo të Kosovës apo të Shqipërisë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)