Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
KTV programi

Gala Koncert: 20 vjet KOHA DITORE

Koncerti Gala "Sopranot" format dhe prodhim i Kohavisionit do të vijë në ekranin tuaj sonte nga ora 20:30. Koncerti shënon 20 vjetorin e gazetës numër 1 në vend Koha Ditore dhe sjellë disa nga artistët më në zë të artit lirik në Kosovë dhe më gjerë.

Sopranot Adelina Paloja, Arta Jashari, Marigona Qerkezi dhe Zana Abazi Ramadani do të sjellin intepretime të shkëlqyera të arieve operistike shqiptare dhe botërore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mysafir i mbrëmjes do të jetë violinsit me origjinë shqiptare Elvin Hoxha - Ganiyev e poashtu edhe tenori kosovar Liridon Sadriu dhe me një pikë të veçantë në skenë do vijë edhe Donjeta Krasniqi. E gjithë kjo në shoqërim të orkestrës simfonike në drejtimin e Baki Jasharit dhe Edon Ramadanit.