KTV programi

Sonte në “Puls” diskutohet për dallaveret në ndarjen e granteve dhe subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë

Sonte në emisionin “Puls” në KTV do të diskutohet mbi dallaveret në ndarjen e granteve dhe subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë.

A ka pas keqpërdorime në dhënien e subvencioneve dhe granteve?

Cilat janë kultura bujqësore që sjellin përfitime prodhuesve kosovarë?

Kush ka përfituar më së shumti nga këto grante?

Sa është vlera brenda një viti të subvencioneve nga kjo ministri?

Cilat janë keqpërdorimet sipas auditorit të jashtëm?

Mysafir te emisionit Puls janë:

Arban Hoxha - Departamenti për Politika dhe Zhvillimin e Rural në MBPZHR.

Shukri Fetahu - Profesor në Fakultetin e Bujqësisë.

Besnik Boletini - Organizata "Çohu".

Emisionin “Puls” mund ta ndiqni sonte prej orës 20:00 në KTV dhe TV ARTA prej orë 21:40.