Kronikë

Dy të aksidentuar ikin nga emergjenca pas ekzaminimeve mjekësore, policia po i heton si të dyshuar

Dje në fshatin Gushterisë të Graqanisës, ka ndodhur një vetëaksident.

Në raportin e policisë thuhet se ngasësi me këtë rast ka pësuar lëndime trupore, e bashkë me të edhe një pasagjer.

Ata janë dërguar fillimisht për tretman mjekësor në QMF të Graqanicës, e më pas në Qendrën Emergjente në Prishtinë.

Pas disa ekzaminimeve mjekësore, policia është njoftuar se ata kanë ikur në drejtim të panjohur. Sipas mjekëve gjendja e tyre ka qenë stabile por, dyshohet se të dhënat e tyre nuk kanë qenë të sakta.

Vetura e aksidentuar është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.