Dy persona sulmojnë dhe grabitin një grua në banesën e saj në Mitrovicë Foto: Ilustrim

Dy persona sulmojnë dhe grabitin një grua në banesën e saj në Mitrovicë

19 shkurt 2017 13:49

Raportohet se dy persona kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur para dhe stoli një grua boshnjake në banesën e saj në Mitrovicë, transmeton Koha.net.

Lajmin e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Viktima, grua boshnjake, ka raportuar se dy persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht në banesën e saj dhe i kanë grabitur para dhe stoli ari dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thotë PK.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa raportohet se njësitet policore janë duke hetuar rastin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme