Kronikë

Një sirian me pasaportë të falsifikuar u arrestua mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës

Descriptive Text

Një Sirian është arrestuar mbrëmë në orën 22:30 në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës.

Rasti është raportuar nga Policia në raportin e 24 orëve të fundit.

Sipas këtij raporti i dyshuari i ka prezantuar zyrtarit policor një pasaportë të falsifikuar.

KosovaPress ka tentuar të marrë vesh se sa ka qëndruar ai në Kosovë dhe për ku ishte nisur me pasaportën e falsifikuar, megjithatë as zyrtarë nga policia e as nga aeroporti nuk janë përgjigjur për të dhënë informata.

Sipas raportit të Policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit.