Plaçkitet një market në Pozhoran të Vitisë, kamerat e sigurisë kapin hajdutin

Plaçkitet një market në Pozhoran të Vitisë, kamerat e sigurisë kapin hajdutin

19 shkurt 2017 13:41

Më datë 15.02.2017, mes orës 2-4 të mëngjesit në Pozhoran të Vitisë është plaçkitur një minimarket.

E gjithë ngjarja është incizuar nga kamerat e sigurisë që kapin pamje edhe gjatë natës.

Pronarët e biznesit thonë se edhe pse plaçkitësi kishte shkatërruar çdo ndriçim në market, kamerat kishin arritur të identifikojnë se paku veshjen e tij.

“Rasti është duke u hetuar nga policia rajonale. Ju lus që së paku ta postoni në Facebook dhe nëse ndokush e njeh këtë person besoj që do ta lajmëronte në polici. Vlera e dëmit që i është bërë marketit është 600 euro. Biznesi i vogël paguan kompani të rojtarëve që nga viti 2004 por që roja në ato momente nuk ka dëgjuar ndonjë gjë ose nuk ka qenë fare në vendin e punës. Biznesi gjithashtu gjendet në afërsi të Stacionit Policor të Pozhoranit, rreth 100m”, thuhet në një njoftim që pronarët e këtij biznesi i kanë dërguar portalit Koha.net.

Në pamje vërehet se hajduti në kokë mbante një maskë.


Vjedhje në Minimarket - Pozharan, komuna e Vitisë by kohanet

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme