Kronikë

Një i arrestuar për kontrabandim me migrantë sirianë e afganë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk, nën dyshimin se po transportonte me kamion 14 persona ilegalisht.

Në mesin e 14 personave, nëntë ishin fëmijë.

I dyshuari po transportonte shtetas të Sirisë dhe Afganistanit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa të gjithë personat e kontrabanduar janë dërguar në qendrën për migrim, për veprime të mëtutjeshme.