Kronikë

Arrestohet i dyshuari që u kacafyt me dy motrat

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ishte kacafytur me dy motrat e tij.

PK ka njoftuar se me urdhër të prokurorit pas intervistimit rasti ka shkruar në procedurë të rregullt.

Megjithatë, pasi që i dyshuari kishte një urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.