Dy të arrestuar në Mitrovicë për armë e narkotikë

Dy të arrestuar në Mitrovicë për armë e narkotikë

19 shkurt 2017 13:23

Në mëngjesin e sotëm janë arrestuar dy persona në Mitrovicë, pasi që në banesën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një sasi e narkotikëve.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se të arrestuarit i përkasin moshës 39 dhe 19 vjeçare.

“Hetuesit Policor në kuadër të sektorit të hetimeve rajonale në Mitrovicë, në mëngjesin e sotëm kanë konfiskuar një armë dhe një sasi substancë të dyshuar narkotike. Si rezultat i analizimit dhe përpunimit të informatave dhe dëshmive të siguruara për posedim të armës, hetuesit Policor sot në Mitrovicë në banesën e të dyshuarve kanë konfiskuar armën e llojit pistoletë. Përveç armës, brenda banesës së të dyshuarve është gjet një sasi e substancave të dyshuara narkotike. Me ç’rast janë arrestuar dy të dyshuar Y.K. 39 vjeçar, dhe A.H. 19 vjeçare, ku pas procedurave intervistuese janë liruar për procedurë të rregullt”, ka thënë Zahiti për Veriu.info.

Ai ka treguar se ndaj dy të dyshuarve është iniciuar rast për ”mbajtje në pronësi kontroll i paautorizuar i armës” dhe ‘’ blerje, posedim, shpërndarje të substancave narkotike”.

Bëhet e ditur se hetimet e mëtejme për substanca narkotike po i zhvillon njësia në kuadër të “Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme