Kronikë

Plagosje për parking në Istog

Descriptive Text

Policia rajonale e Pejës, ka konfirmuar se sot në mesditë ka ndodhur një incident i armatosur në Istog, ku në vend të ngjarjes ka mbetur i plagosur një qytetar, i cili është jashtë rreziku për jetë.

KosovaPress merr vesh se i plagosuri është K. B., ndërsa, deri te plagosja ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjes për parking. Ai dyshohet se është plagosur nga J. M., raporton KosovaPress.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevat Ibra, tha se nuk dëshiron të lëshohet në atë se i plagosuri është familjar ose nip i kryetarit të komunës së Istogut, Haki Rugova.

Ai tha se Policia ka marrë masat adekuate rreth ngjarjes në fjalë, por nuk tregoi se ka të arrestuar në këtë ngjarje.

“Nuk kemi më shumë informacione, përveç se ka ndodhur një plagosje dhe policia është duke hetuar rastin. Nuk lëshohemi më shumë për emrin dhe mbiemrin ose lidhjet familjare”, ka thënë Ibra.