Kronikë

Një muaj paraburgim policit të përfshirë në prostitucion

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurve F. Sh. dhe D. K., në kohëzgjatje prej një muaji.

Arrestohet një polic për përfshirje në prostitucion, kërkohet suspendimi i tij

“Me datë 08.06.2018 Policia e Kosovës duke zbatuar urdhëresën e përgjimeve dhe urdhëresën e simulimit, kanë arrestuar të pandehurit F. Sh. (zyrtar policor) shqiptar nga Komuna e Gjilanit dhe të pandehurën D. K. nga Republika e Shqipërisë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëveprim mundësimi ose detyrimi në prostitucion nga neni 241 paragrafi 4, e 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

Në këtë rast i pandehuri F. Sh. ka qenë pronar i një qendre masazhi, ndërsa e pandehura D. K. e punësuar në këtë qendër.

Gjykata njofton se palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.