Kronikë

Tre të lënduar, njëri në gjendje të rëndë në aksidentin në Pejë

Tre persona janë lënduar, njëri prej tyre rëndë në një aksident që ka ndodhur sot në Pejë.

Në aksidentin në të cilin janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë e tipit Golf 6, i lënduari rëndë është dërguar në QKUK.

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot në orën 12:42.