Kronikë

Arrestohet mashtruesi që u premtonte ferizajasve viza pune në Gjermani

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Ferizaj, i cili së paku në intervalin kohor prej 19 deri 31.01.2017 u premtonte qytetarëve viza pune në Gjermani.

“Me datë 31.03.2017 nga Policia e Kosovës, respektivisht nga Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Ferizaj, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar me dyshimin e bazuar se i njëjti ka mashtruar disa qytetarë duke u premtuar viza pune në Gjermani”, njofton Policia e Kosovës, përcjell Koha.net.

“Me urdhër të gjykatës kompetente është bastisur banesa e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar: dy vula te firmës se tij te cilat dyshohet se janë te falsifikuara , printer, skaner, kartela te ndryshme bankare dhe dokumente te ndryshme. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”.