Afër Janinës kapen 230 kg hashash, ndër 4 të arrestuar njëri është shqiptar

Afër Janinës kapen 230 kg hashash, ndër 4 të arrestuar njëri është shqiptar

31 mars 2017 14:18

Mbi 230 kg hashash është sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Likostomo të Janinës. Mediat fqinje raportojnë se lënda narkotike po transportohej prej 4 personave, dy prej tyre janë femra të moshës 25 dhe 54 vjeç. Ndërkohë, siç raporton Shqip, në mesin e të arrestuarve ndodhet edhe një shqiptar.

Sipas policisë greke, të dyshuarit u pikasën në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, në Konicë, dhe në vazhdim u vunë nën survejim. Prej kontrollit që iu bë automjetit të tyre, u gjet e paketuar sasia e lëndës narkotike.

Nga të dhënat paraprake të arrestuarit do ta dërgonin lëndën narkotike në Athinë, ku dhe do ta dorëzonin tek një shtetas shqiptar.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme