Kronikë

Arrestim për trafikim migrantësh dhe falsifikim dokumentesh

Descriptive Text

Policia e Kosovës njofton se në Prishtinë dhe në Podujevë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë.

Ata, siç njofton raporti policor, transmeton Koha.net, dyshohet të kenë trafikuar migrantë si dhe të kenë falsifikuar dokumente.

Gjatë kontrollit në tri lokacione janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pasaporta një letërnjoftim, një shtëpizë kompjuteri, katër celularë, një sprej, një fishek dhe kopje të dokumenteve të ndryshme. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.