Kronikë

Gjenden dy fëmijët kosovarë që u zhdukën në Gjermani

Dy fëmijët kosovarë, Qëndrim Nimonaj 11 vjeçar dhe Leotrim Nimonaj 13 vjeçar, që konsideroheshin të zhdukur në Gjermani, janë gjetur.

Leotrimi dhe Qëndrimi nga e enjtja, 19 prill konsideroheshin si të zhdukur. Por, Ambasada e Kosovës në Gjermani, ka njoftuar se me të marrë informacionin kanë filluar hulumtimet me Policinë gjermane.

Lexo edhe: Reagon Ambasada e Kosovës në Gjermani për dy fëmijët e zhdukur

Ndërkohë, Ambasada e Kosovës në Gjermani nuk ka dhënë detaje tjera se ku janë gjetur ata.

Por, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes Facebook-ut, ka falënderuar ambasadorin kosovar në Gjermani, Astrit Zemaj, për punën që ka bërë deri në gjetjen e dy fëmijëve kosovarë.

“E falënderojë shumë Ambasadorin e Kosovës në Berlin zt.Astrit Zemaj i cili pa lodhje qëndroj në krye të detyrës së tij në mënyrë dinjitoze. Ai prej momentit kur mori lajmin për moskthimin në shtëpi ( zhdukjen) e dy fëmijëve, qytetarë të Kosovës, e deri te gjetja e tyre, asnjëherë nuk u ndal, duke i kordinuar punët me institucionet gjermane dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Ju përgëzojë Ambasador!”, ka shkruar Pacolli.