Kronikë

Grabitën para në Prishtinë nën kanosjen e armëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Prishtinë tri viktima, dy meshkuj dhe një femër, të kombësisë shqiptare, punëtorë në një pompë derivatesh, kanë raportuar se të dyshuar të panjohur nën kanosjen e armëve ua kanë grabitur 130 euro para të gatshme.

Rasti ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit, me ç’rast të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë “Audi A3”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.