Kronikë

Policia jep detaje për vrasjen tragjike të 14 vjeçarit në Mushtisht

Descriptive Text

Dje në Mushtisht, një aheng familjar u shndërrua në tragjedi.

Naim Sopaj, xhaxhai i Edinit, kishte shtënë me armë në ajër por ajo iu bllokua dhe duke provuar ta zhbllokojë, ai e kishte plagosur veten në dorë dhe i njëjti plumb e kishte goditur për vdekje Edinin.

Lexo edhe: Plumbat në aheng familjar i morën jetën 14 vjeçarit në Mushtisht

Policia e Kosovës përmes raportit policor, ka thënë se viktima nga plagët e marra ka vdekur në spitalin e Prizrenit.

“Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta, një pushkë automatike AK-47, 5 gëzhoja, 23 fishek dhe një këllëf i pistoletës”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndalur në mbajtje në Spitalin e Prizrenit, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML.