Kronikë

Me kërkesë të Belgjikës, arrestohet kosovari në Han të Elezit

Belgjika ka bërë kërkesë për t’u arrestuar një kosovar.

Në bazë të kësaj urdhërese të lëshuar nga Belgjika, policia e Kosovës ka arrestuar dje këtë person, në Han të Elezit.

Siç njofton policia përmes raportit policor, ai është arrestuar në orën 20:00, më datë 14 prill dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes.