Një grup shqiptarësh, të cilët trafikonin kokainë në Angli, është dënuar nga një gjykatë britanike.
Shqiptarët u arrestuan gjatë bastisjeve të policisë në qershor të vitit të kaluar në qytetet bregdetare të Brajtonit dhe Hov. Gjatë bastisjes atyre iu gjetën nga policia para, kokainë dhe automjete me vlerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTetë nga nëntë pjesëtarët e grupit kriminal ishin shqiptarë që qëndronin ilegalisht në Britaninë e Madhe. Sipas BBC, grupit iu kapën edhe sasi alkooli të kontrabanduar ilegalisht në ambiente dhe lokale që frekuentoheshin nga shqiptarët, pub-e, qebaptore, tre kafene dhe mini-markete. Të nëntë të arrestuarit e pranuan akuzën e konspiracionit për furnizimin me kokainë.
Të dënuarit janë:
Mevlan Dema, 32 vjeç, dënuar me 13 vite burg.
Gledis Osmani, 21 vjeç, dënuar me 8 vite burg.
Klinton Dani, 23 vjeç, dënuar me 3 vite e gjysmë.
Ndriçim Xhepha, 28 vjeç, dënuar me 3 vite e gjysmë.
Leonard Dema, 35 vjeç, dënuar me 3 vjet.
Ramazam Capa, 21 vjeç, Gjenti Capa, 27 vjeç, Kadri Dema 24 vjeç dhe Izmir Dema 25 vjeç, dënuar me 3 vite e gjysmë secili.
