Kronikë

Për tre muaj në komunat e Anamoravës, 35 kallëzime ndaj të miturve

Në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, Departamentin për të miturit në komuna të Anamoravës, të hënën kanë bërë të ditur se deri në këtë periudhë kanë pranuar në punë 35 kallëzime penale me 76 persona, të cilat kallëzime janë në procedurë.

Më 2016 kanë pranuar 69 kallëzime penale me 99 persona nga të cilat janë propozuar 45 masa diversiteti, 56 masa edukative dhe 3 pushime të procedurës, shkruan sot “Koha Ditore”. Kurse më 2015 kanë pranuar 233 kallëzime penale ndaj 356 të miturve ku nga këto kallëzime penale përfshihet edhe dhuna e të miturve në rrugë dhe në institucione shkollore.

Rabije Jakupi, prokurore, deklaron se veprat penale në të cilat janë të përfshirë të rinjtë janë kanosja, ngacmimi, pjesëmarrja në rrahje, lëndimet e lehta dhe të rënda trupore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.