Kronikë

Shtatë të arrestuar në Tiranë, plagosën një të ri

Arma - plagosje

Shtatë persona janë vënë në pranga nga komisariati në Tiranë, për plagosjen e një të riu një ditë më parë.

Të arrestuar, siç njofton TopChannel, janë personat e mposhtëm:

1-Ardjan Shima, 37 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, i dyshuar për vepren penale, ” Vrasje me dashje”e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim si dhe “Mbajtje pa leje të armeve luftarake”.

2-Klejdian Deliu, 35 vjeç, banues në Koder Kamez Tiranë, i dyshuar për vepren penale , ”Vrasje me dashje” e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim.

3-Elfjord Deliu, 23 vjeç, banues në Laknas Tiranë, i dyshuar për veprën penale ”Vrasje me dashje” e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim.

4-Shkëlzen Xhanari, 33 vjeç, banues Koder Kamez Tiranë, i dyshuar për vepren penale, ”Vrasje me dashje” e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim.

5-Gentjan Neli, 36 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, i dyshuar për vepren penale ”Moskallëzim krimi”.

6-Renaldo Dragjoshi, 29 vjeç, banues në Laknas Tiranë , i dyshuar për vepren penale ”Moskallëzim krimi”.

7-Andi Karaj (Metaliu), 35 vjeç, banues në Laknas Kamëz , i dyshuar për vepren penale ”Moskallëzim krimi”.

Ngjarja ka ndodhur në Laknas ku në një lokal Ardjan Shima, Klejdian Deliu, Gentjan Neli, Shkelzen Xhanari dyshohen se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta shtetasin A. Karaj, ku më pas Ardjan Shima dyshohet se ka qëlluar dy herë me armë zjarri.

Ndërsa Renaldo Dragjoshi, Gentjan Neli të cilët pasi ishin prezent në këtë konflikt, deri në momentin e identifikimit dhe shoqërimit nuk kanë kallëzuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Gjithashtu Ardjan Shima iu gjet dhe sekuestrua edhe arma e përdorur në këtë ngjarje e tipit pistolete së bashku me 11 copë fishekë, të cilën e dispononte pa leje të organeve kompetente.