Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Kaçanik

Policia e Kosovës, përmes raportit të sotëm policor, njofton se dje një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Kaçanik, Ferizaj.

Vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipi mjekësor që ishte në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve të të ndjerit.