Kronikë

Katër të lënduar në aksident trafiku në Lupç

Descriptive Text

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku ndërmjet dy makinave në fshatin Lupç të Prishtinës.

Këtë e bën të ditur për Koha.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila thotë se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.

“Rreth orës 16:30, në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç, kemi marrë informatë se ka ndodhur një aksident në mes dy automjeteve. Nga ky rast kanë mbetur të lënduar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti.