23 vjeçarja vret me dru në kokë bashkëshortin e më pas veten

23 vjeçarja vret me dru në kokë bashkëshortin e më pas veten

18 shkurt 2017 11:19

Një çift ka humbur jetën në fshatin Velçan të Pogradecit. Trupat e pajetë të Erzen dhe Fatbardha Torras, përkatësisht 26 dhe 23 vjeç, u gjetën në një kasolle pranë banesës së tyre.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së premtes, ndërkohë që policia është njoftuar nga fqinjët e çiftit pak pas mesnate. Nga hetimet paraprake, dyshohet se këta shtetas gjatë natës janë konfliktuar dhe goditur fizikisht me njëri-tjetrin.

Konflikti ka vijuar edhe jashtë banesës, konkretisht në një kasolle, pronë e tyre, ku shtetasja F.T dyshohet të ketë goditur në kokë, me me dru në kokë bashkëshortin e saj, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. 

Pas këtij veprimi, shtetasja F.T dyshohet të ketë konsumuar helm dhe për pasojë ka gjetur vdekjen edhe kjo e fundit.

Konflikti mendohet të ketë ndodhur, për motive të dobëta, midis dy bashkëshortëve. Çifti la pas dy fëmijë të mitur, transmeton tch.

Trupat e tyre janë transportuar në morgun e Spitalit të Pogradecit, ku pritet të kryhet autopsia.

Nga ana e Policisë, po kryhen gjithë veprimet e nevojshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme