Nën kërcënimin e thikës i marrin para e stoli ari 65 vjeçes në veri të Mitrovicës

Nën kërcënimin e thikës i marrin para e stoli ari 65 vjeçes në veri të Mitrovicës

18 shkurt 2017 11:13

Dy persona ende të paidentifikuar me maska dhe thika kanë grabitur një grua në banesën e saj, duke marrë nga ajo një shumë të konsiderueshme parash dhe stoli ari.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, bëjnë të ditur burime të KP-së.

Sipas këtyre burimeve, viktima është Seifa Bajroviq, rreth 65 vjeçare, ndërsa, ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, përkatësisht rreth orës 2:00 në rrugën ‘John Kennedy’ në veri të Mitrovicës.

Mësohet se viktima ka jetuar vetë në banesën e saj në veri të Mitrovicës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme