Kronikë

Mashtrohet me fshesë 3 mijë euro në Gjilan

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës në Gjilan se më 13 shkurt është mashtruar nga një agjent i shitjes së fshesave elektrike në vlerë 3 mijë euro.

Ai fillimisht kishte blerë këtë fshesë, ndërsa me pretekstin se do t’ia zëvendësonin me një të re, ajo i është marrë dhe nuk i është kthyer më.

Me vendim të prokurorit të shtetit rasti procedohet për hetime të mëtejme.