Një boshnjak dhe një shqiptare akuzohen për dhunim të një gruaje në Pejë Foto ilustrim

Një boshnjak dhe një shqiptare akuzohen për dhunim të një gruaje në Pejë

18 shkurt 2017 11:02

Policia e Kosovës njofton se në Pejë ka arrestuar dy persona, nën dyshimin se kanë detyruar një grua të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull boshnjak dhe një femër shqiptare, pasi që sipas viktimës femër shqiptare pa dëshirën e saj e kanë detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të dyshuarit”, përcjell Koha.net raportin 24 orësh të PK-së.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet më tej në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme