Kronikë

Dy aksidente në Prishtinë lënë të plagosur 6 persona

Dy aksidente janë shënuar në 24 orët e fundit në rajonin e Prishtinës.

I pari te rrethrrotullimi te BBC-ja, në Fushë Kosovë, mbrëmë rreth orës 20:30.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe katër femra shqiptare të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Njëri nga drejtuesit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së përcjell Koha.net.

I dyti, në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë kur në orët e para të 18 shkurtit (00:22), raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull shqiptar.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe mbahet në mbajtje”.