Tre të arrestuarit për heqjen e flamurit të Turqisë po mbahen në burg për “nxitje të urrejtjes”

Tre të arrestuarit për heqjen e flamurit të Turqisë po mbahen në burg për “nxitje të urrejtjes”

18 shkurt 2017 10:46

Vepra e nxitjes së urrejtjes rëndon mbi tre personat që një ditë më parë hoqën flamurin e Turqisë nga një rrugë në Prizren.

Të tretë janë dërguar në mbajtje, pasi u arrestuan në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren, mbrëmjen e 17 shkurtit, vetëm rreth 24 orë pasi që kishin kryer këtë akt.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh e ka konfirmuar arrestimin e tyre.

“Më 17.02.2017 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë hequr nga shtylla elektrike një flamur të shtetit të Turqisë. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport, përcjell Koha.net.

Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës kishte dënuar ashpër këtë akt, duke e cilësuar si vandal nga persona të papërgjegjshëm, teksa kishte shtuar se ata kanë për synim dëmtimin e shtetit demokratik dhe multientik të Kosovës. MPJ kishte kërkuar që ata vihen para drejtësisë.

Aktin e kishte dënuar edhe KDTP-ja e Mahir Jagcilarit, duke e cilësuar këtë si sulm jo vetëm ndaj Turqisë, por edhe ndaj komunitetit turk në Kosovë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme