Kronikë

Në Morinë arrestohet kosovari që kërkohej nga Zvicra

Policia Kufitare e Shqipërisë ka arrestuar një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas Policisë, i arrestuari në pikë kalimin kufitar në Morinë, është 33 vjeçar nga fshati Xërxë i Rahovecit, me inicialet A.Th.

“Ky shtetas u kap në hyrje të SPK.Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, nga autoritet zvicerane. Gjykata De La Broye Et Du Nord Vaudois, Yverdon-Les-Bains/Zvicer, me vendim Nr. 35/2013, datë 14.02.2013, e ka dënuar me 18 muaj burgim për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i pronës”, “Përndjekja”, “Shkelje e Ligjit federal për të Huaj”, parashikuar nga nenet 122, 144 etj të Kodit Penal Zviceran. Gjithashtu, Gjykata De La Broye Et Du Nord Vaudois, Yverdon-Les-Bains/Zvicer, me vendim Nr. 420/2016, datë 27.12.2016, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale, “Marrëdhënie seksuale me dhunë e mbetur në tentative”, parashikuar nga nenet 22 e 190 të Kodit Penal Zvicerian”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, ka njoftuar policia.