Kronikë

Sulmon fizikisht gruan në Rahovec, arrestohet

Mbrëmë në Rahovec është arrestuar një burrë pasi siç raporton policia, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore me ç’rast është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor. Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.