Kronikë

Dr. Visar Nushi shpallet i pafajshëm

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli sot aktgjykimin me të cilin e liroi nga akuza Dr. Visar Nushin nga Prishtina, i cili ishte i akuzuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për veprën penale "Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor" i sanksionuar me nenin 260. parag. 3 e në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës.

Kështu njofton avokati i dr. Nushit, Gazmend Nushi.

Gjykata Themelore në Prishtine erdhi në përfundim se me asnjë prove të administruar në këtë proces nuk është provuar se i pandehuri Dr. Visar Nushi e kishte kryer veprën penale për të cilën ishte akuzuar.

Nushi ishte akuzuar për diagnozë të gabuar mbi shkallën e skoliozës të një fëmije.