Kronikë

Gjykata e Kumanovës liron nga burgu Boban Iliqin, vrasësin e Almirit

Gjykata Themelore në Kumanovë ka vendosur që ta rikualifikojë lëndën e vogëlushit Almir Aliu.

Pas këtij vendimi ndaj të akuzuarit Boban Iliq rëndon akuza “vepër e rëndë që rrezikon sigurinë e qytetarëve në trafik”, duke anuluar akuzën e mëparshme për “vrasje”, raporton lajmpress. Pas kësaj, gjykatësja mori vendim që i akuzuari Boban Iliq të lirohet nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri.

Avokatët mbrojtës, familjarët e aktivistët e kundërshtojnë këtë qasje të gjykatës duke vlerësuar se nuk zbardhet e vërteta për këtë tragjedi.

{gallery}