Kronikë

Kapet duke shitur drogë në Lipjan

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi është kapur duke shitur substanca të dyshuara narkotike.

Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur gjashtë qese me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Vetura është konfiskuar për ekzaminim të mëtutjeshëm.

Me vendim të prokurorit është bërë kontrollimi i dy objekteve ku ka qasje i dyshuar dhe janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.