Kronikë

Hetuesi që u “sulmua” nga vëllai i Selimit hetohej për vepra të tjera penale

Suspendimi i policit, i cili dyshohet se është goditur nga Ramadan Selimi, vëllai i deputetit Rexhep Selimi, nuk ka të bëjë fare me këtë rast, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas Inspektoratit Policor të Kosovës, ai është duke u hetuar që nga janari i këtij viti, dy muaj para se të ndodhte incidenti me Selimin.

Ndërkohë deputeti, Rexhep Selimi një ditë me parë në KTV ka hedhur dyshime se arrestimi e me pas suspendimi i këtij polici lidhet me këtë incident. Por Inspektorati Policor i Kosovës e ka demantuar.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)