Kronikë

Zihet në flagrancë duke vjedhur telefonin nga xhepi i një gruaje

Një person është arrestuar në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë pasi është zënë në flagrancë duke vjedhur një telefon nga xhepi i një gruaje.

Rasti ka ndodhur të hënën në mesditë.

Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.