Kronikë

Aksident trafiku me fatalitet në Lipjan

Descriptive Text

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Grackë të Lipjanit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, me ç’rast 36 vjeçari me inicialet R.U ka ndërruar jetë, raporton Koha.net.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Grackë të Lipjanit. Në aksident ka qenë i përfshirë një kamion dhe një veturë e tipit Opel Corsa. Si pasojë e aksidentit nga lëndimet e mara ngasësi i veturës R.U, 36 vjeç ka ndërruar jetë. Njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka deklaruar për Koha.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.