Kronikë

Konfiskohen katër armë në një auto-servis në Prizren, një i arrestuar

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka konfiskuar katër armë në Arbanë të Prizrenit, me ç’rast një person është arrestuar, transmeton Koha.net.

“Pas një pune operative në terren hetues të stacionit policor ‘Veriu’ kanë arritur të sigurojnë informacione të besueshme se një i dyshuar i kishte të fshehura disa armë në një ‘auto-servis’ në Arbanë. Rreth orës 12:00 hetuesit dhe krim teknikët kanë kryer bastisje me ç’rast poseduesi i armëve vullnetarisht i ka dorëzuar policisë katër armë”, bën të ditur PK

Armët e sekuestruara janë këto:

Një kallashnikov me numër serik 013467-84

Një pistoletë “Zastava” me numër serikC-211379

Një pistoletë “SIG” me numër serik 002548

Një revolver gjerman me numër serik R34922911 dhe 248 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet nën masën e arrestit policor.