Kronikë

Policia sqaron se çfarë ndodhi në rrugën “Rexhep Luci” mbrëmjen e 7 marsit

Policia e Kosovës tek sot ka treguar se rasti që kishte ndodhur mbrëmjen e 7 marsit në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë ishte përpjekje e zyrtarëve të saj për të arrestuar pesë shtetas të Shqipërisë që paraprakisht nuk u ishin bindur urdhrave të uniformave.

Policia tregon se ka arrestuar të pestit.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Shqipërisë, pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, përcjell Koha.net.

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 23:40. Banorë të zonës kishin lajmëruar në portalin Koha.net për zhurmat që kishin shkaktuar këta persona dhe përpjekjet e Policisë së Kosovës që duke përdorë gaz lotsjellës të kapur këta pesë persona.