Kronikë

Serbit në Ranilluk i bastiset shtëpia, i gjenden plotë armë, fishekë e thika

Descriptive Text

Policia e Kosovës njofton se me datën 08 mars 2018, rreth ora 08:15, stacioni policor në Ranilluk ka kryer një bastisje te i dyshuari serb shtetas i Kosovës në Fshati Gllogovc, komuna Ranilluk, në bazë të Urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Gjatë bastisjes janë gjetur: Një pushkë gjysmë automatike 7.62, dhe katër (4) copë fishek të kësaj pushke; Një pushkë gjuetie të llojit Bokerica 12,MADE IN USSR; 32 copë fishekë të pushkës së gjuetisë 12 mm dhe 5 copë fishekë për pushkë gjuetisë 16 mm; tri (3) thika të mëdha të kasapëve, një (1) thikë bajonetë; një maskë mbrojtëse nga gazi; një jelek të gjuetisë për mbajtje të municionit; tre rripa për mbajtje të municionit dhe pajisje për pastrimin e armëve, si dhe një brisk që hapet dhe mbyllet.

“Pasi i lartcekuri nuk kishte leje për mbajtje të këtyre armeve dhe pajisjeve të gjitha këto janë konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës. I dyshimti është sjell në stacion për procedurë të mëtutjeshme. Në lidhje me rastin është përpiluar një raport mbi bastisjen e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse i cili është dorëzuar në prokurori. Prokurori është njoftuar lidhur me rastin dhe nga i njëjti është urdhëruar që rasti të kualifikohet si V.P. Armëmbajtje pa leje, ndërsa procedohet në procedurë të rregullt në gjykatë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, përcjell Koha.net.