Arrestohen tre persona për heqje të flamurit të Turqisë në Prizren

18 shkurt 2017 00:06

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme vetëm pak orë pasi kanë xhiruar veten duke hequr flamurin e Turqisë nga një shtyllë elektrike në një rrugë në Prizren.

Ministri e Punëve të Jashtme e Kosovës kishte dënuar ashpër këtë akt, duke e cilësuar si vandal nga persona të papërgjegjshëm, duke shtuar se ata kanë për synim dëmtimin e shtetit demokratik dhe multientik të Kosovës.

MPJ kishte kërkuar që ata vihen para drejtësisë.

Aktin e kishte dënuar edhe KDTP-ja e Mahir Jagcilarit, duke e cilësuar këtë si sulm jo vetëm ndaj Turqisë, por edhe ndaj komunitetit turk në Kosovë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme