Kronikë

Kapen në Itali 300 kg marijuanë, prangosen 5 shqiptarë e marokenë

Më shumë se 300 kg marijuanë u sekuestruan nga policia italiane. Agjentët e policisë së Bergamos arrestuan 5 persona të shtetësisë shqiptare dhe marokene, bën të ditur abcnews. Droga nisej nga Maroku, në Spanjë dhe më pas mberrinte në Itali.

Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge. Sipas të dhënave të policies, grupi kriminal vepronte në Bergamo, ndërsa janë lëshuar urdhër arreste dhe për 14 persona të tjerë. Operacioni i policisë mbante emrin “Tano”, sipas kreut të grupit criminal, i cili mendohet të jetë shqiptar.