Arrest shtëpiak për nxënësin që theri mësimdhënësin

Arrest shtëpiak për nxënësin që theri mësimdhënësin

08 mars 2018 09:06

Nxënësit 16-vjeçar E.H. të shkollës së mesme teknike “Shaban Spahija” në Pejë, i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak nga Gjykata Themelore e Pejës, për therje me thikë të mësimdhënësit të vet të lëndës së matematikës B.B. në këtë shkollë.

Siç e bëri të ditur të mërkurën për KD-në, zëdhënësja e kësaj gjykate Selvane Bukleta, kjo masë është shqiptuar në seancën e mbajtur të martën nga gjyqtaria në Departamentin për të Mitur në Gjykatën Themelore të Pejës, Nushe Kuka-Mekaj.

Gjyqtarja e ka cilësuar këtë vepër si lëndim të lehtë trupor, dhe sipas zëdhënëses atij i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.

(Shkrimin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme