Arrestohen dy grekë që po peshkonin jashtëligjshëm në Shqipëri

Arrestohen dy grekë që po peshkonin jashtëligjshëm në Shqipëri

17 shkurt 2017 23:31

Dy shtetas grekë u kapën në flagrancë duke lundruar me qëllim peshkimi në ujërat territoriale shqiptare.

Procedimi nisi menjëherë pas marrjes së informacioneve se në drejtim të Ftelesë ka hyrë një mjet lundrues grek dhe po peshkon në ujërat e Shqipërisë, raporton shqip. Nga kërkimet policia konstatoi tek vendi i quajtur “Ishulli i Francezit”, rreth 0.8 milje në ujërat shqiptare një mjet lundrues tip gomone, me gjatësi rreth 5 m, me mbishkrimin “ORIZON”.

Në bord ndodheshin dy shtetasit grekë A.F., 41 vjeç dhe S.F., 13 vjeç, babë e bir. Gjithashtu policia bllokoi mjetin lundrues, me dy motorë të markës “Mariner” 40 HP dhe “Suzuki” 25 HP. Ndaj këtyre shtetasve ka filluar procedimi penal për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Peshkimi i ndaluar”.

Gjithashtu, në Gjirin e Portonovës, pranë një terreni shkëmbor u gjet në buzë të detit i braktisur një mjet tjetër lundrues tip gomone, me gjatësi 4.8 metra, pa mbishkrim dhe me një motor të markës “Yamaha” 50 HP.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë mjet nuk u konstatua ndonjë material apo send i kundërligjshëm. Policia ka bërë sekuestrimin e këtij mjeti. Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e poseduesit të këtij mjeti lundrues

Komentet

Shto koment

Të ngjashme