Sekuestrohen barna të kontrabanduara e me afat të skaduar në vlerë 20 mijë euro Foto: Ilustrim

Sekuestrohen barna të kontrabanduara e me afat të skaduar në vlerë 20 mijë euro

06 mars 2018 10:24

Policia e Kosovës ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të barnave të dyshuara si mallra kontrabandë me banderola të Serbisë dhe afat të skaduar.

Bastisja u krye në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës, të hënën.

Me këtë rast, sipas njoftimit nga policia, është arrestuar edhe një person që pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia thekson se sipas vlerësimit fillestar, vlera e barnave të sekuestruara është në vlerë rreth 20 mijë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme