Thyhet dhe plaçkitet shkolla e Vragolisë Foto: Ilustrim

Thyhet dhe plaçkitet shkolla e Vragolisë

06 mars 2018 08:44

Shkolla fillore “Vëllezërit Frashëri” në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës është thyer nga hajnat.

Ata kanë vjedhur 4 kompjuterë dhe 1 fotokopje. Zëdhënësi i Komunës së Fushë-Kosovës, Ali Topalli, ka thënë se vjedhja ka ndodhur gjatë vikendit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Janë vjedhur 4 kompjuterë dhe 1 fotokopje në shkollën fillore ‘Vëllezërit Frashëri’ në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës. Vjedhja ka ndodhur gjatë vikendit. Sigurisht se ndihet mungesa e tyre dhe së shpejti do t’iu dërgohen të reja”, ka thënë Topalli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme